Manifestim për nder të Ditëlindjes së Profetit Muhamedit a,s.

Në pranin e shumë besimtarëve ,imamëve dhe hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Gjilanit,mysafirëve nga KBI- e Vitisë dhe komunës së Kamenicës si dhe të Ambasadores së Republikës së Turqisë në Kosovë, Zonjës Këliç dhe të nënkryetarit të komunës së Gjilanit z. Rexhep Kadriut, dhe anëtari i kryesisë së BIK-ut,z. Vedat Sahitit ,këshilltar i Myftiut Naim Tërnava e të tjerëve,manifestimin e shpalli të hapur z. Naim ef. Aliu, kryetar i KBI-së së Gjilanit.Fjalë përshëndetëse në këtë tubim solem shprehën edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë znj.Këliç si dhe z. Rexhep Kadriu ,nënkryetar i komunës së Gjilanit.

Naim efendiu, pasi përshëndeti dhe u dëshiroi mirëse ardhje të pranishmëve,foli shkurtimisht për shëmbëlltyren e profetit Muhamedit a.s.pastajduke mos harruar të përmend edhe krizat e luftërave , e sidomos u ndal pak sa tek krimet toroiste që po ndodhin e duke theksuar krimet e bëra para dy –tri ditëve në Stamboll meq rast edhe iu shprehë ngushllime ambasadores së Turqisë në vendin tone znj. Këlliq dhe popullit turk dhe duke dëshiruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin askund në botë.Lindja e profetit Muhamed është ngjarje më e rëndësishme në historinë Islame nga se misioni I tij prej profeti e bëri njeriun që të njohë klrijuesin fuqiplotëndërsa botën që të ketë më shumë qetësi,drejtësi,paqe e lumturi.Naim efendiu n[ vazhdim foli edhe për traditën e festimit të Datëlindjes së Pejgamberit a.s. apo Mevludit tek populli ynë është e kahmotëshme dhe si e tillë me shekuj është festuar sin ë ambientet familjare ashtu edhe në ato fetare.Kjo shëtë dëshmi që në mënyrën më të mire është shprehur respekti ndaj Muhamedit a.s.Ai në vazhdim përgëzoi dhe falenderoi:Kryeimamin Iljaz Mustafa për organizimin e këtij manifestimi, dhe ylematë, imamët,hoxhallarët për kontributin e dhënë permes ligjëratave të tyre në Xhami apo gjetiu kan mbajtur gjallë shëmbëlltyren e Muhamedit a.s.tek ne.

Ligjëruesi i vetëm në këtë manifestim tradicional ishte Prof. Dr. Qazim Qazimi,ish drejtor i medreses “Alaudin” dhe dekan e FSI-së në Prishtinë, i cili që në fillim të ligjëratës së tij në Temën:”Muhamedi a.s. prijatari më me ndikim në udhëzimin e njerëzimit” potencoi traditën shumë shekullore tek shqiptarët të mbajtjes së festës së Mevludit-Ditëlindjes së pegamberit a.s. të cilën shqiptarët mysliman e kremtojnë çdo vit.Me këte rast shprehet dashuria dhe përkushtimi i besimtarëve ndaj pejgamberit Muhamedit a.s.

Dashuria ndaj Muhamedit a.s. brez pas brezi është shprehur edhe në forma,trajta e mënyra të tjera edhe ate permes penës shumë poetë kanë thurë vargje në prozë e poezi,poema e tregime.Poashtu Muhamedit a.s. gjatë gjithë kohës i kënduan ilahi e mevlude.

Në vazhdim të ligjëratës së tij Dr.Qazimi foli për jetën e Pejgamberit a.s. duke cekur edhe paralajmërimet për ardhjen e profetit në këtë botë edhe nga pegamberët para tij si nga Musai a.s. dhe Isai a.s.

Muhamedi a.s. u lind më 12 të muajit rebiu El-Evelit-ditë e hënë të vitit të Elefantëve apo më 20 prill të vitit 571 në Meke dhe po në të njejtën ditë dhe datë kur u mbushi 63 vjetë ndërroi jetë në Medine.

Në ditën e lindjes së Muhamedit a.s, potencoi dr. Qazimi,ndodhën mrekullit që kishte bërë Allahu duke i afruar Yjët shumë afër tokës,pastaj bëri që Pallatit të Kisrasë ti rrënohen 14 shtyllat e tij, shuerja e zjarit të zjarputistëve, u thyen idhujt që ishin brenda Qabes,u shterr uji në liqenin e quajtur Sava,u shfaq një dritë e madhe dhe rënja në sexhde e të posalindurit (Muhamedit a.s.) e mrekulli të tjera.Në vazhdim dr. Qazimi foli për jetën fëminore të Muhamedit a.s.për përkujdesjen ndaj tij nga xhaxhai dhe gjyshi i tij pasi që heret kishte mbetur pa prindër.Pastaj për jetën e Muhamedin a.s. si profet që nga fillimi shpalljes së vajhit(fillimi të shpalljes së Kur’anit) e deri në ditën kur Ai ndërroi jetë.Në fund të ligjëratës së tij sërish dr. Qazimi elaboroi mbi fenomenin e Mevludit dhe historikun e tij. Mevludi i parë është shkruajtur nga Shejh Ebu el-Hatabi në fillim të shekullit të VII-të , ndërsa tek Turqit Mevludin e parë e përpiloi-shkroi Sulejman Qelebiu në Bursa në vitin 1409.Tek ne shqiptarët Mevludin e parë e përpiloi poeti i madh Hasan Zuko Kamberi.Ndërsa Mevludi i parë u mbajtë( organizua) në qytetin Irbilit të Irakut në vitin 625.Dr. Qazimi theksoi edhe këtë se sivjet për herë të parë Arabia Saudite kremton Ditëlindjen e Muhamedit a.s.

Dhe në fund të ligjëratës së tij dr. Qazimi dha edhe këtë mesazh për Ditëlindjen ( festën) e Muhamedit a.s.Është realitet i pa mohueshëm se vetëm falë islamit që në princip nuk ka dhunë dhe e kultivon paqën,shqiptarët e ruajtën identitetin,gjuhën,kulturën lëndore dhe shpirtërore në etnosin e tyre dhe u shpëtuan pa u sllavizua,pa u greqizua ,latinizua dhe turqizua.Duhet dijtur se asnjëhere nuk do të ketë civilizim të mirëfilltë pa popull të qytetëruar,pa fe dhe pa atdhe,theksoi në fund të ligjëratës së tij dr, Qazim Qazimi.

Në fund duhet përmendur se këtë manifestim e bënë më solemn pjesmarrja dhe këndimi i ilahive për Muhamedin a.s. nga Kori i Medreses së mesme “Alauddin” të Prishtinës.