Manifestim fetar me rastin e Israsë dhe Mi’raxhit

Sot në Gjilan me rastin e Israsë dhe Mi’raxhit, në ditën e mërkurë të datës 26 Rexheb 1442 hixhri, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, organizoi manifestim qendror në Xhaminë e Madhe me një program të begatë me lexim Kur’ani, ilahije, kaside dhe mevlud nga imamët e KBI-së në Gjilan.

Po ashtu edhe një ligjëratë, të cilën e mbajti Prof. Dr. Lulzim ef Esati, ku para besimtarëve sqaroi porositë aktuale që i sjell Israja dhe Miraxhi.

/Iljaz Mustafa/