Livoqasit me këndimin e Mevludit shënuan ditëlindjen e Pejgamberit a.s.

Livoqasit me këndimin e Mevludit shënuan ditëlindjen e Pejgamberit a.s.
Në kuadër të shënimit të muajit të Mevludit,përkatësisht të shënimit të Ditëlindjes së pegamberit Muhamedis A,s. sonte (më 25 dhjetor 2017), në xhaminë e Livoqit të Poshtën ,u këndua Mevlud nga hoxhallarët:Mulla Zijadin Leka, Mulla Mirsad Rexhepi, Mulla Jusuf Mustafa, Mulla Xhemaludin Kadriu,dhe Mulla Januz Leka. Në këtë solemnitet morrën pjesë edhe Mulla Naim ef. Aliu,kryetar dhe Mulla Iljaz ef. Mustafa kryeimam i KBI-së së Gjilanit. Me këtë rast Mulla Naim ef. Aliu kryetar i KBI-së pasi përshëndeti dhe uroj të pranishmit për këtë solemnitet,në vazhdim të fjalës së tij foli për rëndësinë e shënimit të ditëlindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. si dhe për historikun e Mevludit tek ne shqiptarët.