Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan uroi nxënësit e medresesë për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan vizitoi nxënësit  e Medresesë “alaudin” paralela  në Gjilan me rastin e fillimit të vitit shkollor 2019/20. Ai uroj për një vit të mbarë dhe të suksesshëm  ku medresantët gjithnjë kan arritur suksese të theksuara jo vetëm duke vazhduar studimet islame , por edhe në universitete  dhe drejtime të ndryshme si  në mjeksi, jurdik, ekonomi, ingjinieri etj.

Ai gjithashtu uroi  Prof. Nazim Murselin  në postin e kordinatorit të Medresesë në Gjilan dhe me këtë rast në emër të KBI në Gjilan premtoi  për secilën klasë  kushte  më të mira për mësim , si  klima  dhe aparaturë dhe teknologji të reja për mbarëvajtjen e mësimit.

Agim  Hyseni