Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, dr. Fahrush Rexhepi vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari z. Naim Aliu.
Kryetari Aliu e njoftoi dekanin me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan dhe
falënderoi Dekanin për punën dhe kontributin e tij gjatë periudhës sa ishte
kordinator i medresesë në Gjilan dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka
dhënë për Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Dekani e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të
mëtutjeshme për Këshillin e Bashkësisë Islame dhe degën e Medresesë në Gjilan.
Agim Hyseni
10.11.2020