Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu priti në takim Drejtorin e Shoqates ” Istanbul” Ismail Selim

Drejtori i Shoqatës Humanitare – Kulturore ” ISTANBUL” me seli ne Prizren së bashku me stafin e tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari z. Naim ef Aliu.

Kryetari Aliu e njoftoi drejtorin Ismail Selim  me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan dhe  falënderoi drejtorin për punën dhe kontributin e shoqatës ” Istanbul” e cila në Kosovë në përgjithësi e në veqanti në Gjilan ka pasur aktivitete të shumta kulturore dhe puna e tyre nuk është ndalur asnjëherë deri  në ditët e sotme.

Drejtori Ismail Selim e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të mëtutjeshme për  Këshillin e Bashkësisë Islame në projektet e përbashkëta

Agim Hyseni

15.12.2020