Kryetari i KBI uron Kurban Bajramin

Me emrin e Allahut te mëshirshëmMëshirëplotit

Falënderimet tona qofshin për  Zotit e botëve , Atij i takon  madhërimi e sundimi, salatet e selamet tona qofshin për më tëmirin e njerëzisë, Mëshirën e pafundme dhe dritën e pasosur MuhamedMustafanë , familjen e tij tëpastër e fisnike dhe ithtarët e tij besnik.

Të dashur besimtarë

Të nderuar qytetarë,

Sot është dita e  madhe e arafatit, ne këtë vend dhe  dite te bekuar u kompletua edhe  shpallja e Kuranit fisnik  qe zgjati njëzet e tri vite,gjegjësisht ne vitin e 10 hixhrij.

Kjo  ditëe bekuar e Arafatit që i paraprinë  festës së madhe të Kurban Bajramit  lidhet me qëndrimin e haxhive në rrafshnaltën e Arafatit, të gjithë të barabartë të  veshur me Ihrama të bardhë të cilët me devotshmëri dhe me përulje  me duar të ngritura lusin Zotin e Madhërishëm për mëshirë dhe paqë për mbarë besimtarët .

Qëndrimi në Arafat  konsiston në   kryerjen e haxhit si kusht i pestë i islamit prandaj edhe besimtarët këtë festë të madhee presin me plotëgëzim e hare .

Festa e kurban bajramit  simbolizon ne vete gatishmërinë e besimtarit përsakrificë me te vetmin qëllim të arrij kënaqësinë dhe dashurinë e Allahut fuqiplotë.

Fatkeqësishtkohëve të fundit për shkak  tëpandemisë globale nga virusi covid 19  e cila  ka shkaktuar  kriza tëmëdha ekonomike e sociale gjithandej nëpër botë , padyshim se ka prekur edhe vendin tonë , ku tanimë kemi edhe shumë viktima dhe një numër të madh të infektuarëve  dhe ka penguar zhvillimin e jetës normale .

Mirëpopikërisht ne këtë kohe te vështirabesimi ynëipaluhatshëm në Zotin   duhet të vijë në shprehje  duke ngjallur shpresat nëndihmëndhe mëshirën e Allahut Fuqiplotësevërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Nëkëtë festë madhore të kurban bajramit, evokojmë kujtime edhe  nga sakrifica e hazreti Ibrahimit i cili qe igatshëm të sakrifikoi edhe të birin në shenjë dashurie e respekti ndaj urdhrit të Zoti Fuqiplotë  si dhe durimin e të birit të tij  hazretiismailita.s për flijim.

Uroj qe gjate këtyreditëve festive të Kurban  Bajramit të shprehim dashurinë tonë maksimale ndaj familjes , miqve e fqinjëve tanë duke shtrirëdorën e pajtimit,dorën e ndihmës dhe humanitetitpër njeri tjetrin, ne veçanti ndaj atyre që kanë nevojëpërndihmën dhe mbështetjen tonë.

Pandemia globale ska dyshim se na ka  imponuar  rregulla te reja te manifestimit te kësaj feste madhështore, andaj ftoj te gjithë besimtaret  qe ti përmbahemi te gjitha udhëzimevedhe rekomandimeve te dala  nga institucionet tona profesionale dhe ti shmangim vizitat  tradicionale  me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit covid 19  dhe sa me shpejtë ta kalojmë edhe këtë fazë kritike  . Për këtë arsye ne edhe këtë bajram nuk mundë ta falim namazin e bajramit me xhemat të organizuar ashtu siq përcaktojnë dispozitat e sheriatit.

Vëllezër e motra

Në fund më lejoni që në emrin tim personal  dhe nëemër  tëKëshillit tëbashkësisë Islame në Gjilan tiu uroj festën e Kurban Bajramit me  urimet me tëpërzemërtaduke e lutur Zotin fuqiplotë që drita e shpresës te ndriçojëjetët tona  duke na shtuar ndjenjën e bamirësisë , solidaritetit mirëkuptimit e tolerancësndër njerëzore dhe duke ju dëshiruarshëndetmbarësi e paqe në familjet tuaja, kudo ku ndodheni.

Urime festa e kurban bajramit , dhe Zoti na bekoftë tëgjithëve.

Naimef. Aliu

Gjilan 30.07.2020