Me emrin e Allahut te mëshirshëmMëshirëplotit
Falënderimet tona qofshin për Zotit e botëve , Atij i takon madhërimi e sundimi, salatet e selamet tona qofshin për më tëmirin e njerëzisë, Mëshirën e pafundme dhe dritën e pasosur MuhamedMustafanë , familjen e tij tëpastër e fisnike dhe ithtarët e tij besnik.
Të dashur besimtarë
Të nderuar qytetarë,
Sot është dita e madhe e arafatit, ne këtë vend dhe dite te bekuar u kompletua edhe shpallja e Kuranit fisnik qe zgjati njëzet e tri vite,gjegjësisht ne vitin e 10 hixhrij.
Kjo ditëe bekuar e Arafatit që i paraprinë festës së madhe të Kurban Bajramit lidhet me qëndrimin e haxhive në rrafshnaltën e Arafatit, të gjithë të barabartë të veshur me Ihrama të bardhë të cilët me devotshmëri dhe me përulje me duar të ngritura lusin Zotin e Madhërishëm për mëshirë dhe paqë për mbarë besimtarët .
Qëndrimi në Arafat konsiston në kryerjen e haxhit si kusht i pestë i islamit prandaj edhe besimtarët këtë festë të madhee presin me plotëgëzim e hare .
Festa e kurban bajramit simbolizon ne vete gatishmërinë e besimtarit përsakrificë me te vetmin qëllim të arrij kënaqësinë dhe dashurinë e Allahut fuqiplotë.
Fatkeqësishtkohëve të fundit për shkak tëpandemisë globale nga virusi covid 19 e cila ka shkaktuar kriza tëmëdha ekonomike e sociale gjithandej nëpër botë , padyshim se ka prekur edhe vendin tonë , ku tanimë kemi edhe shumë viktima dhe një numër të madh të infektuarëve dhe ka penguar zhvillimin e jetës normale .
Mirëpopikërisht ne këtë kohe te vështirabesimi ynëipaluhatshëm në Zotin duhet të vijë në shprehje duke ngjallur shpresat nëndihmëndhe mëshirën e Allahut Fuqiplotësevërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Nëkëtë festë madhore të kurban bajramit, evokojmë kujtime edhe nga sakrifica e hazreti Ibrahimit i cili qe igatshëm të sakrifikoi edhe të birin në shenjë dashurie e respekti ndaj urdhrit të Zoti Fuqiplotë si dhe durimin e të birit të tij hazretiismailita.s për flijim.
Uroj qe gjate këtyreditëve festive të Kurban Bajramit të shprehim dashurinë tonë maksimale ndaj familjes , miqve e fqinjëve tanë duke shtrirëdorën e pajtimit,dorën e ndihmës dhe humanitetitpër njeri tjetrin, ne veçanti ndaj atyre që kanë nevojëpërndihmën dhe mbështetjen tonë.
Pandemia globale ska dyshim se na ka imponuar rregulla te reja te manifestimit te kësaj feste madhështore, andaj ftoj te gjithë besimtaret qe ti përmbahemi te gjitha udhëzimevedhe rekomandimeve te dala nga institucionet tona profesionale dhe ti shmangim vizitat tradicionale me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit covid 19 dhe sa me shpejtë ta kalojmë edhe këtë fazë kritike . Për këtë arsye ne edhe këtë bajram nuk mundë ta falim namazin e bajramit me xhemat të organizuar ashtu siq përcaktojnë dispozitat e sheriatit.
Vëllezër e motra
Në fund më lejoni që në emrin tim personal dhe nëemër tëKëshillit tëbashkësisë Islame në Gjilan tiu uroj festën e Kurban Bajramit me urimet me tëpërzemërtaduke e lutur Zotin fuqiplotë që drita e shpresës te ndriçojëjetët tona duke na shtuar ndjenjën e bamirësisë , solidaritetit mirëkuptimit e tolerancësndër njerëzore dhe duke ju dëshiruarshëndetmbarësi e paqe në familjet tuaja, kudo ku ndodheni.
Urime festa e kurban bajramit , dhe Zoti na bekoftë tëgjithëve.
Naimef. Aliu
Gjilan 30.07.2020