Sot kryetari i KBI-së në Gjilan Naim ef Aliu së bashku me stafin e tij priti delegacionin nga pjesëtaret e Kontingjentit Turk të KFOR-rit në Prishtinë, të kryesuar nga Nënkolonelin Mehmet Ajden dhe majorin e Kontingjentit Turk në Gjilan, Alper Kapak dhe Ulur Atar.
Kryetari Naim ef Aliu iu dëshiroj mirëseardhje dhe informoi KFOR-in turk për punën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, e sidomos në këtë kohë të pandemisë.
Falënderoi KFOR-in turk për bashkëpunimin të cilën e kemi dhe për punën e tyre që po e bëjnë në Kosovë. Po ashtu nënkoloneli shprehu falënderimin e tij për mikpritjen dhe tha se “ kjo është vizita e parë këtu tek njerëzit e respektuar siç jeni ju në KBI”.
Kjo vizitë u realizua në vazhdën e takimeve të rregullta që ka Këshilli i Bashkësisë Islame me KFOR-in.