Kryetari i KBI ne Gjilan ndau dhurata për festën e Fitër Bajramit në Spitalin Regjional të Gjilanit

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim Aliu, për festën e Fitër Bajramit ndau dhurata të bajramit për fëmijët e posalindur dhe nënat e tyre  në Repartin e Gjinekologjisë si dhe për fëmijët të cilit ishin shtruar për trajtim në në Repartin e Pediatrisë.

Ai gjithashtu ju dhuroi nga një buqetë lule edhe infermiereve të cilat kishin qëlluar në ndërrimin e paraditës në këto reparte.