Kryetari i KBI Naim ef.Aliu dhe Vedat ef.Sahiti moren pjesë nëmanifestimin e festes së Turqve të Kosovës

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef.Aliu dhe këshilltari i Myftiut të Republikes, Vedat ef.Sahiti moren pjesë nëmanifestimin e festes së Turqve të Kosovës, e cila u shënua sot në Gjilan

Shënimi i Ditës së Komunitetit Turk të Kosovës përveç kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, morën pjesë  edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef.Aliu dhe këshilltari i Myftiut të Republikes, Vedat ef.Sahiti, ministry Yagcilar dhe ambasadori Sakar, të cilët kanë thënë se komuniteti turk duhet të vazhdoj angazhimin maksimal në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës me bashkëpunimin maksimal me institucionet e vendit. Shënimi i Ditës së Komunitetit Turk të Kosovës përcjellur me një program të pasur kulturor-artistik, të përgatitur nga nxënësit e shkollës së fshatit Dobërçan dhe shoqatave turke që veprojnë në Kosovë .