Kryetari i BI ef. Aliu priti drejtorin regjional të policisë së Kosovës Kolonel Rukiqin me bashkëpunëtor

Sot drejtori regjional i policisë së Kosovës kolonel Agron Rukiqi, me bashkëpunëtoret e tij nënkolonel Shaban Azizi nënkomandant i stacionit të policisë së Gjilanit, dhe Ismet Hashani shef për informim, përkatësisht zëdhënës, me rastin e  fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, vizituan  kreun e Bashkësisë Islame të Komunës së Gjilanit.

Përveç që vizita kishte karakter urime  me rastin e muajit më të rëndësishëm për besimtarët, u bisedua edhe për  format e bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve  për të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës dhe më gjer. Nikoqirir kryetari i Këshillit të bashkësisë islame të komunës së Gjilanit Naim ef. Aliu, shprehi mirëseardhje dhe falënderim zyrtareve të policisë së Kosovës, duke shprehë gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshmen në të ardhmen.