Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi për ngushëllime familjen Shala

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar
nga një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi për ngushëllime familjen Shala në fshatin
Ponesh të Gjilanit pas aksidentit të datës 16 nëntor 2018, në të cilin humbën
jetën katër anëtarë të kësaj familje.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava shprehu ngushëllime në emrin e tij personal dhe
në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vdekjen e katër
anëtarëve të kësaj familje, duke lutur Allahun e Madhëruar që ata t’i ketë
graduar me gradë të lartë të xhenetit, ndërsa familjarëve Zoti t’u japë sabër
dhe gajret që ta kalojnë me lehtësi këtë ndarje nga më të dashurit e tyre.