Kryetari Aliu vazhdon kontaktet me drejtues dhe afarist të njohur shqiptar në SHBA

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim Aliu gjatë qëndrimit të tij në vende të ndryshme në SHBA ka takuar personalitete të ndryshme të fushës fetare, politike, ekonomike etj. Aliu së fundit ka takuar në Dallas edhe afarist e biznesmen të suksesshëm shqiptar.

Kreu i BIK në Gjilan i cili ka disa ditë që po qëndron në SHBA, thotë se ndihet i lumtur që për këtë kohë ka arritur të takojë personalitete të shumta dhe me ndikim në SHBA, ku ka pasur mundësi të shkëmbejnë përvojat jo vetëm në fushën fetare,

Së fundit Naim Aliu në një darkë të këndshme në Dallas ka takuar edhe kryetarin e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, zotin Nazar Mehmeti dhe afaristët e suksesshëm Lulzimi e Ylberi. Për çdo lakmi organizimi i tyre si komunitet, si dhe kontributi i madh ndër vite për Kosovën e shqiptarët kudo” është shprehur Aliu