Kryetari Aliu po qëndron në SHBA për vizitë zyrtare

Naim Aliu kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan po qëndron në SHBA për të shkëmbyer përvojat me zyrtarët e lartë amerikan. Aliu tha se është i kënaqur që para zyrtarëve amerikan ka prezantuar rolin e BIK-ut dhe funksionimin e saj në Kosovë.

Naim Aliu tha për rajonipress se në këtë vizitë zyrtare ka takuar dhe po takon figura të njohura amerikane. “Nga të gjitha këto takime e kontakte miqësore kemi arritur të shkëmbejmë përvojat tona në sferën fetare, duke dëshmuar paqe e tolerancë në mes të komuniteteve në Kosovë. Gjithashtu kemi treguar edhe për përvojat tona dhe funksionimin e Bashkësisë Islame në Kosovë, por edhe jemi njoftuar me përvojat amerikane në këtë fushë” tha Aliu.

Aliu tha se ka pasur nderin të takohet me profesor Aber Greene Fordham University në New York, pastaj me Emaan Moosani Muslim Community Network, Karim Camara drejtor ekzekutiv i guvernatorit të Neë Yorkut, Saranda Sayed këshilltare e kryebashkiakut të New Yorku, Daniel Murphy koordinator i shkollës katolike në New York, etj. /rajonipress/