Komandanti i LMT-së, Mustafa Goce vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Komandanti i LMT-së,  Mustafa Goce dhe zv/komandanti Ali Baran , vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan,  ku u  pritën nga kryetari i Këshillit, Naim Aliu me bashkëpunëtorë.

Kryetari Aliu e falënderoi kapitenin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT-së ka  me KBI-në, në Gjilan.

Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën  e KBI-së dhe vështirësitë e aktiviteteve të Bashkësisë Islame gjatë kohës kur po përballemi me pandemi.

Gjatë diskutimit u vlerësua lartë  bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe  promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi.

/Agim Hyseni/