Komandanti i LMT major Alper Kibik , Vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.
Kryetari Aliu e falenderoi majorin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.
Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi musafirët për punën e KBI- së dhe vështirësitë e aktiviteteve të Bashkësisë Islame gjatë kohës kur po përballemi me pandemi.
Gjatë diskutimit u vlersua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimsi.
Agim Hyseni
03.08.2020