Komandanti i LMT Demiryakan , Vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

 Komandanti i LMT  Deniz Demiryakan dh zëvendësi i tij Ahmet Otluoglu , Vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan,  ku u  pritën nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.

 Kryetari Aliu e falenderoi komandantin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe  për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka  me KBI në Gjilan.

Kryetari Aliu ndër tjerash  njoftoi musafirët për punën  e KBI- së dhe për të arrituarat e Këshillit të Bashkësisë islame në Gjilan.

Gjatë diskutimit u vlersua lartë  bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe  promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimsi.

/Agim Hyseni/