Këshillit të Bashkësisë Islame i shtohet edhe një xhami e re

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe stafi i tij sot vizitoi  fshatin Doberqan ku ka filluar ndërtimi i xhamisë së re në Lagjen e Muhaxherëve. Ata u pritën në objektin e sapofilluar nga Këshilli inicues për ndërtimin e xhamisë, Haxhi Jusuf Huruglica dhe Selami Huruglica, të cilët edhe sqaruan detajet e projektit të xhamisë që pritet të finalizohet gjatë këtij viti.

Kryetari Aliu uroi që objekti i xhamisë të përfundojë sa më parë dhe në një të ardhme të afërt të vijmë  për të filluar faljen  e namazit në xhami të re.

/Agim Hyseni/