Këshillit i Bashkësisë Islame në Gjilan pranoi donacion 5.000 maska mbrojtëse prej FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës e cila vazhdimisht është në përkujdesje të
qytetarëve rreth sigurisë dhe mirëqenies së tyre, sot e ka dëshmuar edhe me
një aksion humanitar ku ka dhuruar 5.000 copë maska mbrojtëse për Këshillin e
Bashkësisë Islame në Gjilan.

Kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu falënderoi pjestarët e FSK-së për kontributin
e tyre për të qenë afër qytetarëve në çdo situatë. Gjithashtu falenderoi për
donacionin për maskat mbrojtëse të cilat janë shumë të nevojshme për
xhematin dhe ndarjen e tyre nëpër xhamitë e komunës së Gjilanit.

/Agim Hyseni/