Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Gjilan, për nderë të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 70 vjetorit të martirizimit të Idriz Gjilanit, do të organizojë Simpoziumin me temën bosht: “Idriz Gjilani me bashkëluftëtarë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike”.
Në një konferencë për shtyp, Naim Aliu, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Mr. Naim Musliu, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës , “Ali Hadri” – dega në Gjilan, kanë prezantuar punën e përbashkët dhe përgatitjet që janë duke i bërë për këtë simpozium.
Kreu i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu tha se ideja jonë e përbashkët është organizimi i një Simpoziumi me temë” Përpjekjet e Mulla Idriz Gjilanit me bashkëluftëtarë në mbrojtjen e Shqipërisë Etnike, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas tij, ky simpoziumin do të organizohet me rastin e shënimit të 70 vjetorit të martirizimit të Mulla Idriz Gjilanit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Po ashtu punimet shkencore të prezantuara aty do të publikohen në një vëllim monografikë.
“Qëllim i këtij organizimit është argumentimi shkencorë i veprimtarisë së Mulla Idriz Gjilanit, në luftë për bashkimin e torkave shqiptare në një shtet të vetëm gjatë luftës së dytë botërore”, tha Aliu, i cili ka falënderuar, kreun e Lidhjes së Historianëve të Kosovës, dega në Gjilan, Mr. Naim Musliun, për bashkëpunimin e deritanishëm.
Aliu tha tutje se KBI në Gjilan me këtë mënyrë të bashkëpunimit me institucionet e vendit do ta vazhdojë edhe më tutje kur ato janë me interes të përgjithshëm për vendin dhe popullin tonë.
Ndërsa, nga ana e tij, Mr. Naim Musliu, kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës , “Ali Hadri” – dega në Gjilan ka bërë të ditur se cilat do të jenë temat e simpoziumit:
Tezat e Simpoziumit:
1. Gjendja e shqiptarëve nën pushtimin e huaj (gjerman, italian dhe bullgar) dhe bashkimi i tokave tjera shqiptare me Shqipërinë;
2. Strategjia ushtarake e Idriz Gjilanit në luftërat kundër partizanëve jugosllavë;
3. Krijimi i forcave vullnetare shqiptare në viset lindore të Tokave të Liruara;
4. Bashkëveprimtarët e Idriz Gjilanit;
5. Idriz Gjilani, vendlindja, familja dhe origjina;
6. Jeta dhe vepra e Idriz Gjilanit;
7. Formimi dhe strategjia luftarake e Idriz Gjilanit;
8. Roli i Idriz Gjilanit në Kuvende të ndryshme të mbajtura gjatë Luftës së Dytë Botërore;
9. Idriz Gjilani përballë pushtuesit serbo – jugosllav 1945-1949;
10. Roli i Hatixhe Hajrullahut në veprimtarinë e Idriz Gjilanit;
11. Aktiviteti humanitar dhe arsimor i Idriz Gjilanit dhe bashkëveprimtarëve të tij;
12. Arsimi shqip në nënprefekturën e Gjilanit gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj;
13. Bashkësia Islame e nënprefekturës së Gjilanit gjatë Luftës së Dytë Botërore;
14. Roli i shkollave fetare islame në përhapjen e diturisë në nënprefekturën e Gjilanit gjatë Luftës së Dytë Botërore;
15. Institucionet dhe shoqëria shqiptare për Idriz Gjilanin.
Sipas tij, referuesit duhet të jenë me profesion të lëmit përkatës (doktorë ose magjistra të shkencës së historisë).
“Duke u mbështetur në tezat e simpoziumit, referuesit fillimisht përcaktohen për temën e tyre (e pa trajtuar deri më tani ose që sjell interpretime të reja), të cilën e përmbledhin shkurtimisht në një abstrakt prej gjysmë faqe në word dhe ia dërgojnë Këshillit Organizues. Titullin e kumtesës tuaj, së bashku me abstraktin (rezymenë), ju lutemi të na e dërgoni deri më datën 30.04.2019, në e-mail adresën: [email protected]. Temat dhe abstraktet e dërguara jashtë këtij afati kohor nuk do të pranohen”, bënë të ditur Musliu.
Sipas tij, Këshilli Organizues i Simpoziumit merr përsipër që referuesve t’u ndajë një mëditje për angazhimin, përgatitjen e kumtesës prezantimin dhe përgatitjen e punimit për botim. Mes datave 01. 05. 2019 dhe 05. 05. 2019, Këshilli Organizues njofton përmes e-mail adresës për pranimin/mospranimin e temës dhe abstraktit tuaj.
Referuesit, të cilët janë pjesë e Programit të Simpoziumit, deri më 15.07.2019, janë të obliguar që versionin e kumtesës për botim, me abstrakt, fjalët çelës (kyçe), rezyme, bibliografi, fusnota sipas standardeve teknike-shkencore, të lekturuar, (deri në një tabak autori, jo më shumë se 16 faqe në word me largësi midis rreshtave 1.5, font të shkronjave Times New Roman dhe madhësi të shkronjave 12), t’ia dërgojnë Këshillit Organizues në adresë elektronike. Nuk do të botohet asnjë punim, i cili do të dërgohet pas kësaj date.
Këshilli Organizues i Simpoziumit do të ju informojë me kohë për detaje të tjera