test

Këshilli i Bashkësisë Islame shtroi iftar për personat me aftësi të kufizuara

Në lokalet e Medreses “ Alaudin” në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, shtroi iftar për personat me aftësi të kufizuar. Në iftarin e shtruar  për personat me aftësi të kufizuar KBI tuboi më se 80 persona nga shoqata Handikos  që përfshinë  personat me zhvillim të vonshëm mendor dhe me dëmtime fizike, personat me të pamur të dobësuar nga shoqata e të verbërve, personat nga shoqata e të  shurdhër dhe nga  shoqata Down Syndrome Kosova.

Pra sonte , si edhe shumë hera tjera KBI bashkoi  të gjitha shoqatat me të cilat nëpërmjet Handakosi zhvillon aktivitet dhe ka bashkëpunim të mirë  me të gjitha shoqatat.

Me këtë iftar të përbashkët me prezencën e tyre  morën pjesë  Bujar Kadriu,  nga forumi i rrjetit  të organizatave  të personave me aftësi të kufizuar në nivel  republikan. Enver Kurtalani  i shoqatës së të shurdhëve në nivel nacional, Fatmir Shurdhani, Bajram Spahiu  kryetar i shoqatës  së të verbërve  ndër komunal,  Elmedina Morina  nga shoqata Down Syndrome Kosova.

Kryeimami i KBI të Gjilanit  Iljaz ef. Mustafa,  pjesëmarrësve në iftarin e shtruar për nderë të tyre iu shprehi mirëseardhje e falënderim, duke  iu lut Zotit që të iu pranohet axhirimi  i kësaj dite të  muaji të shenjtë të Ramazanit dhe  axhirim të lehtë në ditët në vazhdim. Pastaj  kryeimami Mustafa   të pranimeve  iu përkujtoi rëndësinë shpirtërore  që ka Muaji i shenjtë i ramazanit për besimtarët dhe  porositë që jep muaji i Ramazanit si dhuratë e Allahut xh.sh. “Ramazani dhe agjërimi ndihmojnë në forcimin e shoqërizimit të njeriut, të marrëdhënieve të tij brenda në familje dhe me pjesëtarët e tjerë të shoqërisë” tha ndër të tjera kryeimami Mustafa.

Në emër të  ftuarave për respektin e  treguar për  këta persona u falënderuan  Bujar Kadriu, Fatmir  Shurdhani dhe  Bajram Spahiu.  

/Admin/