Këshilli i Bashkësisë Islame realizoi me sukses aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut!

Në Gjilan, pas faljes së namazit të xhumasë,  Këshilli i Bashkësisë Islame, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në   “Xhaminë e madhe” në Gjilan organizoi aksionin “ Dhuro gjak, shpëto jetë në kohë pandemie”, për dhurimin vullnetar të gjakut.

Kryeimami Bashkësisë Islame të Gjilanit Iljas ef. Mustafa u shpreh i kënaqur me rrjedhën e këtij aktiviteti, ku kishte një numër  të madh, përkatësisht  32 qytetar të Gjilanit iu përgjigjen ftesës  për dhurimin vullnetar të gjakut.

Këshilli i Bashkësisë Islame me këtë rast falënderon gjithë dhuruesit e gjakut duke iu dëshiruar shëndet, dhe gjithashtu premton se ky nuk do të jetë aksioni i fundit në këtë drejtim.