Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan për këtë Fitër Bajram nuk ka pritur mysafirë në zyrat e tij, për shkak të vendimit të Kryesisë së BIK-ut si preventivë ndaj situatës pandemie. Kësaj radhe ka vendosur të vizitojë pensionistët e BIK-ut në komunën e Gjilanit në shenjë respekti për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin të angazhuar në detyra të rëndësishme të Bashkësisë Islame të Kosovës.
KBI në Gjilan vizitoi Dr. Qazim Qazimin, Jetish ef. Bajramin, Alush ef. Kadriun, Musa ef. Kadriun, Enver ef. Rexhepin, Nuhi ef. Hajrullahun, Zenel ef. Ymerin dhe Abdulhakim ef. Shaqirin.
Kryetari i KBI-së, Naim Aliu, falënderoi ish-punëtorët e Bashkësisë Islame për kontributin e dhënë duke e lutur Allahun t’i shpërblejë për angazhimin e tyre, derisa në emër të KBI-së në Gjilan ndau nga një dhuratë simbolike.
/Agim Hyseni/