Free Porn
xbporn

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi iftar për jetimët e Gjilanit

Në këto ditë të fundit të Ramazanit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka shtruar iftar për jetimët e Gjilanit.
Edhe pse numri i jetimëve të regjistruar është më i madh, në këtë iftar morën pjesë 110 jetimë me kujdestarët e tyre.
Kryetari i KBI në Gjilan mbajti një fjalë rasti, ku mes të tjerash theksoi: “Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që edhe në këtë Ramazan realizuam iftarin me ju. Ju jeni mysafirët më të veçantë të KBI-së në
këtë Ramazan!”
Duhet theksuar se në fund të iftarit një gjilanas, i cili jeton dhe punon në Zvicër, ka dhuruar nga një shumë të hollash për secilën familje me jetimë për nder të Bajramit të Fitrit.