Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi drekë për gurbetqarët  e Komunës së Gjilanit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi drekë për gurbetqarët e Komunës së Gjilanit

Në ambientet e restaurantit të Medresesë “Alauddin” në Gjilan kryetari i KBI-së, Naim ef. Aliu shtroi drekë për gurbetqarët e komunës së Gjilanit  me rastin e ardhjes së tyre për t’i kaluar pushimet në vendlindje.

safe_image Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi drekë për gurbetqarët  e Komunës së Gjilanit

Me këtë rast kryetari Aliu mbajti një fjalim rasti ku falenderoi ata për kontributin e dhënë  fillimisht për familjet e tyre në mërgatë dhe në vendlindje e gjithashtu  edhe për angazhimin  e tyre në  formimin e shtetit të Kosovës  dhe në mirëmbajtjen dhe funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

safe_image-2 Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi drekë për gurbetqarët  e Komunës së Gjilanit

Në këtë drekë mori pjesë edhe drejtori i  Drejtorisë për Diasporë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem  ef. Simnica, i cili falenderoi diasporën shqiptare për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e insitucioneve arsimore të Bashkësisë Islame, Medresesë dhe Fakultetin e Studimeve Islame nëpërmjet  dhënies së Sadekatul Fitrit dhe Zekatit .

Në këtë takim në emër të gurbetqarëve, Këshillin e Bashkësisë Islame e falenderoi Xheladin Leka ,imam në një nga xhamitë shqiptare në Zvicër.

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *