test

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan priti në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka pritur në
takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Dr.Valon Myrtaj me bashkëpunëtorët e tij: kryeimamin Visar Koshi, sekretarin Ahmet Hoxha, arkatarin Enes Rexha dhe anëtarin e Këshillit, Smajl Mustafa.
Kryetari Aliu njoftoi musafirët me aktivitetet dhe të arrituarat e Këshillit të
Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në të njëjtën kohë u shkëmbyen përvojat e mira prej të dy palëve.
Kryetari Myrtaj falenderoi për mirëpritjen, duke shpresuar që bashkëpunimi në mes këshillave të Bashkësisë Islame të jetë i vazhdueshëm.


/Agim Hyseni/