Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizon vaksinimin e qytetarëve me vaksinën anticovid-19

Njoftim! Njoftohen qytetarët e Komunës së Gjilanit se në bashkëpunim me Komitetin e Vaksinimit në nivel Republikan dhe me KBI-në, në Gjilan, neser me datën 26.11.2021, ( e premte), ekipa mobile e QKMF-së, në Gjilan do të bëjnë vaksinimin e qytetarëve me vaksinën anticovid-19. Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan njofton qytetarët se vaksinimi do të bëhet në Medresen Alaudin paralelja në Gjilan, duke filluar nga ora 10:00. Ky aktvitet zhvillohet në bazë të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës. Qytetarët, të cilët për çfarëdo arsye nuk janë vaksionuar deri tani me dozën e parë, mund ta bëjnë këtë sot, pa termin. Një mundësi e mirë, për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar!