Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi mbrëmje kuranore me lexuesin e njohur Xhelal ef Kaloshin

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi mbrëmje kuranore  në ambientet e xhamisë më të vjeter  në Komunën e Gjilanit – Atik. Musafir  i kësaj mbrëmje ishte imami  i njohur shqiptarë  në Gjermani  dhe pjesmarres në garat ndërkombëtare Xhelal ef Kaloshi ku shoqërohej nga prof. Ruxhdi Shabani ,prof Nuhi Ganiu nga Tetova  dhe profesori Mehmet Kalisi.

Nikoqiri i kësaj mbrëmje kryetari i KBI -së Naim Aliu përshëndeti të pranishmit dhe foli për rëndësinë e leximit të Kur’anit e në veqanti gjatë këtyre ditëve kur edhe lutemi që sa më parë të tejkalojmë pandeminë e cila ka kapluar globin mbarë.

 Agim Hyseni

20.01.2021