Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi manifestim me rastin e memorizimit të Kur’anit të Mentare Bunjakut

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, organizoi një manefestim  me rastin e memorizimit te Kur’anit ( HIFZIT) nga ish nxënësja e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë  dhe studentja e Fakultetit të Studime Islame  gjilanasja Mentare Bunjaku.

Këtë event  e përshëndeti profesoresha e mesimit të Kur’anit Alije Hyseni e cila  tregoi për  sukseset e Mentares prej kur Mentarja pat filluar me mësimin e shkronjave të Kur’anit, pastaj suksesin e saj të shkëlqyeshëm në Medrese dhe gjatë kohës së studimeve të saja,  është angazhuar në vazhdimsi për memorizimin e fjalës së Allahut, nëpërmjet qendrave online të mësimit të Kur’anit dhe sot e kemi në mesin tonë një hafize të qytetit në Gjilan. Vlenë të theksohet se Mentarja është prej hafizeve të ralla të gjinisë femrore në Kosovë.

Në fund KBI në Gjilan shtroi koktej rasti për të pranishmet.

Agim Hyseni