test

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan mbajti trajnim profesional

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka organizuar trajnim profesional me imamë, muezinë dhe
punëtorë të administratës. Ligjërues i këtij trajnimi ishte profesori i mirënjohur dr. Alaaddin Salihoglu,
profesor në Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin “Dumlupinar” në Kutahya të Turqisë.
Në fund të trajnimit kryetari i KBI në Gjilan, Naim ef. Aliu, falënderoi profesorin për kontributin dhe
angazhimin e tij, duke shpresuar se trajnimet profesionale do të vazhdojnë edhe më tej. Ai falënderoi
edhe pjesëmarrësit në trajnim, ku krahas angazhimeve ditore, shprehën interes të kënaqshëm për
ndjekjen e këtij trajnimi treditor.

Agim Hyseni
27.07.2022