Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan filloi përgaditjet për haxhinjët e Gjilanit për këtë vit

Sot në ambientet e Medresesë në Gjilan KBI filloi përgaditet fillestare për haxhinjët e Komunës së Gjilanit. Kryetari i KBI në Gjilan Naim ef Aliu uroi të gjithë haxhinjët që këtë vit janë rigjistruar për ta kryer këtë obligim të fesë sontë të pastër, duke e lutur  Allahun xh.sh që haxhinjëve tu ndihmojë në  kryerjen e riteve të haxhit dhe të kthehen shëndosh e mirë tek familjet e tyre.

Sekretari i KBI në Gjilan  Agim ef Hyseni gjatë ligjeratës  së përgaditur enkas për haxhinjët  me pamje vizuele ka dhënë sqarime të mjaftueshme se si duhet të kryhet Haxhi  dhe  ne fund  udhëheqësit e haxhinjëve të komunës së Gjilanit Ilaz ef Mustafa  dhe Driton ef Bekteshi  i ndanë haxhinjëve ihramet dhe literaturën e nevojshme për haxhinjë.

Në këtë nga Kosova për në vendet e shenjëta do të udhëtojnë 1080 haxhinjë, 62 prej tyre janë nga komuna e Gjilanit. Para udhëtimit i cili pritet të bëhet më 03 gusht 2019 do të mbahet edhe duaja e haxhinjëve më 27. Gusht 2019 ditën e shtunë duke filluar në ora 12:00 në xhaminë e madhe në Gjilan.