Këshilli i Bashkësisë Islame ndihmon 120 familje në nevojë

Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit  Përfundimi i muajit të shenjtë të Ramazanit në komunën e Gjilanit dhe kremtja e festës së Fitër Bajramit, po përshkruhet me rritje të aktiviteteve solidare për familjet që jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe sociale.

Këshilli i Bashkësisë Islame përmes shoqatës bamirës “Bereqeti” sot ka shpërnda ndihma për 120 familje në nevojë

Në lokalet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan  60 familjeve në nevojë  u shpërndan ndihma në ushqim. Në muajin e shenjtë të Ramazanit nuk do të mund të mungonte vëmendja dhe mbështetja e kompanisë  “Fluidi” .

Gjithashtu sot u ndihmuan edhe e  30 familje në gjendje të rëndë në fshatin Vërbicë e  Zhegovcit.

Në kuadër të ndarjes së këtyre ndihmave,  për 30 familje rome u ndanë  pako ushqimore dhe veshmbathje.

Sipas  kryetarit të KBI në Gjilan Naim ef Aliut,  me ndarjen e ndihmave do të vazhdohet për familjet në nevojë edhe  gjatë dy ditëve të mbetura të Ramazanit.

/admin/