Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan sot ka ndarë 75 pako ushqimore për familjet me jetimë të komunës së Gjilanit.
Pakot ushqimore ishin të përgatitura me gjërat më elementare për ushqim, si vaj, miell, oriz, sheqer, kripë, djathë, mermeladë, ajvar, supë etj.
Këtë aksion e ka ndihmuar kompania e njohur në Kosovë “ABI ShPK- Prizren” si dhe donatorë të tjerë.
Koordinatori i Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – dega në Gjilan, Agim Hyseni, tha se këto ndihma janë shumë të mirëseardhura këtyre ditëve për familjet nevojtare, ngase çmimet e këtyre artikujve janë ngritur dhe janë të papërballueshme për këtë kategori të shoqërisë sonë.
/Agim Hyseni/