Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit shtroi iftarin tradicional “Iftari na bashkon”, ku morën pjesë përfaqësues nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, autoritete rajonale e komunale dhe shumë institucione të tjera dhe qytetarë .
Kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, shprehu mirëseardhje të gjith të pranishmëve që iu përgjigjen ftesës nga të gjitha viset. Me theks të veçantë përmendi ardhjen e delegacionit nga Sanxhaku i kryesuar nga Dr. Sulejman Uglanin. Mandej z Aliu tha se gjatë këtij muaji të Ramazanit, kanë shtruar iftare për të gjitha shtresat e shoqërisë, në veçanti për shtresën e margjinalizuar. “KBI në Gjilan është e përkushtuar që në të ardhmen ta avancojë bashkëpunimin me të gjithë akterët institucional për një shoqëri të sigurtë dhe më prosperuese të vendit. Do të vazhdojmë të jemi promotor kyç të kulturës së bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlerë e trashëguar nga të parët dhe rilindasit tanë.
Me këtë rast, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës këtë iftar e përshëndeti myftiu Trnava dhe tha: “Kjo sofër e iftarit na ka bashkuar dhe i shprehim falenderime Allahut për begatitë që na i ka dhënë dhe lus Zotin që agjërimin dhe ibadetet tona të na i pranojë”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në iftarin e organizuar nga Bashkësia Islame e Gjilanit, ka thënë se thirrje për solidaritet, barazi dhe për sofër plot e ngrohtësi në familjet tona, duhet të na përçojë për 12 muaj dhe për gjithë jetën. “Jam jashtëzakonisht i nderuar që jam në këtë mbrëmje të veçantë të iftarit, së bashku me kolegët e mi, kryetar të Komunave të Anamoravës, myftiun e Rapublikës, përfaqësues tjerë politik dhe të korit diplomatik. Lutemi të gjithë që ky Ramazan të na bashkojë të gjithë në festën e madhe të Bajramit. Por, të mos harrojmë se thirrja dhe obligimi nuk mbyllet me 30 ditë agjërim. Thirrja për solidaritet, barazi dhe për sofër plot e ngrohtësi në familjet tona, duhet të na përçojë për 12 muaj dhe për gjithë jetën”, ka thënë Haziri.
Të pranishmëve me një fjalë rsati iu drejtua Ambasadori i Shqipërisë Minxhozi, ambasadori i OSBE’së në Kosovë, Jan Braathu, lideri nga Sanxhaku Dr. Sulejman Uglanin. Në këtë darkë të iftarit, pos përfaqsuesve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, kanë marrë pjesë edhe kryetarët e Komunave të regjioni të Anamoravës, Luginës së Preshevës, myftiu i Republikës, Naim Tërnava, ambasadorët e Shqipërisë e Maqedonisë në Kosovë, ambasadori i OSBE’së në Kosovë, Jan Braathu, lideri i Sanxhakut të Novi Pazarit, Dr.Sulejman Uglanin dhe përfaqësues të tjerë