Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan po vazhdon me aktivitet e tij për muajin e Ramazanit. Në këtë vazhdë sot shtroi iftar për komunitetin rom.
Në sofrën e iftarit të shtruar nga KBI, përveç krerëve të bashkësisë Islame kryetarit Naim ef Ailut dhe krye imamit Iljaz ef Mustafa, mori pjesë edhe nënkryetari i komunës z. Arbër Ismajli.
![](https://kbigjilan.com/wp-content/uploads/2019/05/arbri-1024x683.jpg)
![](https://kbigjilan.com/wp-content/uploads/2019/05/arbri-1024x683.jpg)
“Është nderë dhe privilegje për mua që sonte së bashku të bëjmë iftar me ju. Prej epiteteve që ka muaji i Ramazanit padyshim është muaji i bashkimit dhe përafrimit në mes njerëzve” tha në fjalën e tij mirëseardhjeje efendi Naim Aliu.
![](https://kbigjilan.com/wp-content/uploads/2019/05/iftar-me-romet-1-1024x683.jpg)
![](https://kbigjilan.com/wp-content/uploads/2019/05/iftar-me-romet-1-1024x683.jpg)
Duke folur për rëndësinë e muajit të Ramazanit për besimtarët si tha se “agjëruesi i ka dy gëzime, i gëzohet iftarit dhe takimit me zotin e tij. Mandej në vazhdim ai iu falënderua pjesëmarrëseve për pjesëmarrje në iftar, duke iu thënë se “me këtë ju na keni respektuar që sonte jemi së bashku me ju.
![](https://kbigjilan.com/wp-content/uploads/2019/05/iftar-r-1024x683.jpg)
![](https://kbigjilan.com/wp-content/uploads/2019/05/iftar-r-1024x683.jpg)
Këshilli i Bashkësisë Islame do të vazhdoj me punë dhe aktivitetet duke iu respektuar juve si komunitet të barabartë me të gjithë të tjerët. Çdo organizim sikurse që jemi s ëbashku në xhamitë tona do të jemi edhe në çdo aktivitet së bashku. Përherë kemi bërë të pamundurën që të jeni të respektuar në të gjitha format edhe në ndarjen e ndihmave. Ef. Aliu premtoi se KBI do të ndaj ndihma në pako ushqimore dhe në veshmbathje në prag të fiter Bajramit për të gjithë ata që kanë nevojë pa dallim etnie.
![](https://kbigjilan.com/wp-content/uploads/2019/05/romet-1024x683.jpg)
![](https://kbigjilan.com/wp-content/uploads/2019/05/romet-1024x683.jpg)
Ndërsa në emër të institucioneve komunale dhe në emër të kryetarit të komunës pjesëmarrësit në iftar i përshëndeti nënkryetari i komunës zoti Arbër Ismajli, duke uruar muajin e Ramazanit dhe agjërim të lehtë. Nënkryetari u zotua se sikurse edhe deri më tani institucionet do të jenë pran tyre dhe se dyert e tyre do të jenë të hapur për ta në çdo kohë.
/admin/