Këshilli i Bashkësisë Islame  i Gjilanit shtroi iftar për  komunitetin rom

Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit shtroi iftar për komunitetin rom

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan po vazhdon me aktivitet e tij për muajin e Ramazanit. Në këtë vazhdë sot shtroi iftar  për komunitetin rom.

Në sofrën e iftarit  të shtruar nga KBI, përveç krerëve të bashkësisë Islame kryetarit  Naim ef Ailut dhe  krye imamit Iljaz  ef Mustafa, mori pjesë edhe nënkryetari i komunës z. Arbër Ismajli.  

arbri-1024x683 Këshilli i Bashkësisë Islame  i Gjilanit shtroi iftar për  komunitetin rom

“Është nderë dhe privilegje për mua që sonte  së bashku të bëjmë iftar me ju.  Prej epiteteve që ka muaji i Ramazanit  padyshim është  muaji i bashkimit dhe përafrimit  në mes njerëzve” tha në fjalën e tij mirëseardhjeje efendi Naim Aliu.

iftar-me-romet-1-1024x683 Këshilli i Bashkësisë Islame  i Gjilanit shtroi iftar për  komunitetin rom

Duke folur për rëndësinë e muajit të Ramazanit për besimtarët si tha se “agjëruesi i ka dy gëzime, i gëzohet iftarit dhe takimit me zotin e tij. Mandej në vazhdim ai iu falënderua  pjesëmarrëseve  për pjesëmarrje në iftar, duke iu thënë se “me këtë  ju na keni respektuar  që sonte jemi së bashku me ju.

iftar-r-1024x683 Këshilli i Bashkësisë Islame  i Gjilanit shtroi iftar për  komunitetin rom

Këshilli i Bashkësisë Islame do të vazhdoj  me punë dhe aktivitetet  duke iu respektuar juve si komunitet të barabartë  me të gjithë të tjerët. Çdo organizim sikurse që jemi s ëbashku në xhamitë tona do të jemi edhe në çdo aktivitet së bashku. Përherë kemi bërë të pamundurën  që të jeni të respektuar  në të gjitha  format edhe në ndarjen e ndihmave. Ef. Aliu  premtoi  se  KBI do të ndaj ndihma në pako ushqimore dhe në veshmbathje në prag të  fiter Bajramit për të gjithë ata që kanë nevojë pa dallim etnie.

romet-1024x683 Këshilli i Bashkësisë Islame  i Gjilanit shtroi iftar për  komunitetin rom

Ndërsa në emër të institucioneve  komunale dhe në emër të kryetarit të komunës  pjesëmarrësit në iftar i përshëndeti  nënkryetari i komunës zoti Arbër Ismajli, duke uruar muajin e Ramazanit dhe agjërim të lehtë. Nënkryetari u zotua se sikurse edhe deri më tani institucionet do të jenë pran  tyre dhe se dyert  e tyre do të jenë të hapur për ta në çdo kohë.

/admin/

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *