Këshilli i Bashkësisë Islame  në Gjilan shpërndau certificate per kryerjen e haxhit për 77 haxhinje nga Komuna e Gjilanit

Në prezencën e Myftiut të Kosovës z. Naim Tërnava , dretjorit te drejtoris së Haxhit z. Vedat ef Sahiti, Kryetari I KBI në Gjilan Naim Aliu shpërndau nga një certifikatë mbi kryerjen e haxhit për secilin haxhi që këtë obligim e kan kryer këtë vit.

Fillimisht kryetari i përshëndeti të pranishmit duke ju uruar dhe lutur të madhin Allah që haxhin  e tyre ta ketë pranuar dhe pas çdo mundi e sakrifice secili nga ne do që ne sirtarin e tij të ketë një dokument i cili dëshmon për punën e kryer. Andaj ju nga sot keni një certikikatë e cila dëshmon  për haxhin e juaj.

Myftiu I Republikës z. Naim ef Tërnava uroi të gjithë haxhinjët për haxhin e kryer  dhe premtoi se Bashkësisa Islame e Kosovës po bënë gjithçka që haxhinjët e tanë ta kryejnë këtë obligimi në kushte më të mira se në të kaluarën, derisa në të ardhmen do të mundohemi që udhëtimi për këtë Farz të organizohet edhe më mirë se deri më tani.

Në fund secili haxhi mori certifikatën e tij dhe krejt në fund pat edhe një koktej rasti.