Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan me moton “Iftari na Bashkon” shtroi Iftarë për Nënat dhe familjaret e nxënëseve të Medresesë së Mesme Alaudin në Gjilan.
Pjesë e iftarit ishte edhe një ligjëratë nga Merita Boroci me temë “Roli i Medresesë në ndërtimin e personalitetit të adoleshentit”.
Hijeshinë më të madhe ia dha kori i vajzave që kënduan ilahi për muajin Ramazan. Në cilësinë e profesoreshës shprehi falënderim për KBI Gjilan dhe për prindërit, siç tha z. Boroci “që na e besuan si amanet fëmijët e tyre”.
/Admin/