Free Porn
xbporn

Me këndimin e Mevludit edhe Gjilani shënon ditëlindjen e Pejgamberit Muhamedit A.S

Në kuadër të manifestimeve kushtuar ditëlindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. sot në Xhaminë e Madhe në Gjilan u mbajt tubim përkujtues dhe u këndua mevlud. Pas këndimit të pjesëve nga Kurani nga hoxhë Besir Musliu, kryetari Këshillit të bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim ef. Aliu, përshëndeti dhe uroi të pranishmit për këtë manifestim.
Në fjalën e tij foli për shëmbëlltyrën dhe jetën e pejgamberit Muhamedit a. s. Përkujtimi i ditëlindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. përmes mevludit është bërë traditë e jona dhe në atë mënyrë shprehim dhe manifestojmë gëzimin dhe dashurinë ndaj Muhamedit a.s.
Naim ef. Aliu në fjalën e tij theksoi se sado që të flasim e mundohemi të përshkruajmë historikun e jetës së tij që nga fëmijëria e sidomos për personalitetin e pejgamberit Muhamedit a. s., sigurisht që fjalët do jenë të pakta, ato nuk do të mjaftojnë, për të paraqitur dhe përshkruar shembëlltyrën e tij.
Ai, Muhamedi a. s. hoqi (nxorri) njerëzimin nga errësira në dritë, nga humnera në udhëzim, nga urrejtja në dashuri,nga padrejtësia në tolerancë, nga arroganca në butësi dhe nga injoranca në dituri. Muhamedi a. s. ishte ai që në fillim përmes Kur anit urdhëroi për dije,arsim dhe edukim,nga se kjo ishte forma më e mirë që Umeti (besimtarët) i tij të njeh krijuesin Allahun e Madhërishëm, theksoi në fjalën e tij Z. Naim ef. Aliu.
Ai në vazhdim tha se Muhamedi a. s. na mësoi si të kujdesemi për familjen, dhe i cili na porositë:”Se ma i miri ,më i devotshmi për jush është ai që është më i mirë në familjen e tij”.Muhamedi a. s. është Ai që na ndaloi zilinë, përçarjen urrejtjen,përgojimin,shpifjen,ndaloi përçarjen në mes vëllezërve, shokëve, miqve e fqinjëve.
Muhamedi a. s. na ndaloi hajninë, korrupsionin, prostitucionin, alkoolin dhe na mësoi namazin e Arshi Alasë për pastrim shpirtërorë, na mësoi agjërimin, zekatin, e haxhin si kulm i devotshmërisë, udhëzoi në solidaritet dhe bujari nga se dora që jep është më e lartë se dora që merr.
Muhamedi a. s. theksoi efendi Aliu, na mësoi për gjithçka në jetë, Ai na mësoi edhe për peshën dhe vlerën e gruas edhe atë duke potencuar se :“Xheneti është nën këmbët e nënave si dhe aroma e nënës është aromë e xhenetit”.
Ardhja e Muhamedit a. s. në këtë botë ndryshoi botën, ndryshoi raportet mes njerëzve, gjendjen në familje, edukatën dhe shkollimin, çrrënjosi padrejtësinë, mizorinë. Muhamedi a.s. theksoi në fjalën e tij Naim ef. Aliu, është personalitet që shumë dijetar të botës folën dhe flasin edhe më tej për drejtësinë dhe kontributin e tij në rrjedhën e njerëzimit që nga koha kur ai jetoi dhe veproi, duke potencuar se vepra dhe puna e tij, si dhe Kurani famë lartë ishte dhe mbetet udhëzim për mbarë njerëzimin. Këtë më së miri e dëshmojnë shumë dijetarë me famë botërore si: Bernard Shoo, historiani La Martini, Mahatma Gandi, ndërsa Majkel Hart në Librin e tij : “100 njerëzit e famshëm në botë” për Muhamedin a.s. shkruan:”Zgjedhja ime për Muhamedin a.s. si kryesues i listës së personave më me ndikim në botë thekson: “Ai ishte i vetmi njeri që ishte në mënyrë madhështore i suksesshëm njëkohësisht në besimet fetare dhe nivelet shekullore “, theksoi në përfundim të fjalës së tij Naim ef. Aliu.
Në vazhdim nga Hoxhallarët u këndua Mevludi, ndërsa moderimin dhe duanë e aminit të Mevludit e bëri Iljaz ef. Mustafa, Kryeimam i KBI- së së Gjilanit.
Në këtë Manifestim kushtuar ditëlindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. prezantuan një numër i madh e besimtarëve, imamëve dhe hoxhallarëve si dhe Ilmi Krasniqi, anëtar i kryesisë së BIK-ut.