Urimi për muajin e shenjtë të Ramazanit
‘’O ju që besuat agjërimi është obligim për ju, sikur që ishte obligim edhe për popujt para jush ashtuqë të bëheni të devotshëm’’
Bota Islame përjeton ardhjen e muajit Ramazan, muajit të agjërimit, muajit të Kur’anit, muajit të lëmoshës dhe ndihmës vëllazërore.
Muaji Ramazan ashtu siç na mëson të edukojmë shpirtin, na fton edhe për unitet dhe ngritjen e ndërgjegjës tek çdo musliman për të përmirësuar lidhjen me Allahun, me prindërit, me vëllezër dhe me gjithë muslimanët kudo që jetojnë.
Me këtë urim modest i urojmë besimtarëve të besimit Islam ardhjen e muajit të Ramazanit, duke ururar për një agjërim të lehtë, përkushtim ndaj Krijuesit dhe mbarësi e paqë në shtëpitë tuaja.
Duke ju përshëndetur me selam.
Këshilli i Bashkësisë Islame Gjilan