KBI organizon aksion për dhurimin vullnetar të gjakut!

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan njofton të gjithë xhematin se më datën 25.12.2020 ditën e premte pas namazit të xhumasë do të organizohet aksion për dhurimin vullnetar të gjakut në xhaminë “Dardania II” në Gjilan.

Ky aksion organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.