KBI nëpërmes “Bereqetit” shpërndau pako ushqimore

Në prag të festës së Kurban Bajramit besimtarët muslimanë në Kosovë, por edhe në vendet e tjera të rajonit, vazhdojnë përgatitjet për pritjen e festës.

Në kuadër të përgatitjeve për këtë festë të veçant Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan përmes Shoqatës “Bereqeti” në prag të Festës së Kurban Bajramit, ka bërë shpërndarjen e 120 pakove ushqimore dhe mbi 1000 kg mish kurban akika për 150 familje në nevojë.