Në lokalet e Medresesë “Alaudin”, paralelja në Gjilan, Këshilli i Bashkësisë Islame ka shtruar iftar për maturantët, përkatësisht për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.
Iftari i radhës që KBI në vazhdën e aktiviteteve të ndryshme për muajin e madhërishëm të Ramazanit ishte shumë i veçantë sepse iu kushtua të rinjve të cilët tashmë janë në përfundim të shkollimit të medresesë. Nxënësve dhe mësimdhënëseve Kryetari këshillit të Bashkësisë Islame Naim ef Aliu iu dëshiroj axhirim të lehtë dhe të pranuar, si dhe namazin e këtij muaji shumë të rëndësishëm nga Allahu i madhërishëm e fuqiplotë. Ndërsa maturantëve iu uroj kryerjen e medresesë, përkatësish maturën, duke iu dëshiruar sukses në shkollimin e mëtutjeshëm.
“Ju në këtë shkollë keni mësuar shkronjat e para të kuranit të madhërishëm, keni mësuar për namazin, jeni edukuar në frymën e islamit, jeni përgatitur më mirë se të gjithë moshatarët tuaj dhe çfarëdo shkollimi që do të zgjidhni, unë jam shumë i bindur se do të shkëlqeni në profesionin tuaj të ardhshëm” tha në mes tjerash Naim ef Aliu./admin/