KBI në Gjilan shtroi iftar për imamët e komunës së Gjilanit

Në lokalet e Medresesë “Alauddin” – paralelja në Gjilan, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliu, shtroi iftarin e parë për këtë vit për imamët e komunës së Gjilanit.

Në këtë iftar, pos imamëve të kësaj komune, mori pjesë edhe drejtori i Medresesë “Alauddin”, Fadil Hasani, i cili falënderoi kryetarin e KBI-së dhe njëherit foli për rolin e Medresesë në edukimin e gjeneratave me radhë dhe zhvillimin e saj prej themelimit e deri më tani. Ai gjithashtu falënderoi imamët për kontributin e tyre në tubimin e Sadakatul Fitrit dhe të mirave të tjera materiale për mbarëvajtjen e procesit mësimor në Medrese.

/Agim Hyseni/