KBI në Gjilan falë një donacioni nga diaspora u pasurua edhe me një automjet transporti të kufomave!

Sot në emër te KBI Gjilan , e në prani të xhematit të  në xhaminë e fshatit Malishevë e Ulët u bë pranim dorëzimi i një një makine kombi e dedikuar për bartjen e kufomave, që sollën dy vëllezër anonim nga diaspora st donacion për  Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit.

“Donacioni  i  dy vëllezërve nga diaspora  u soll me  ndërmjetësimin  imamit te xhamisë Mirsad ef. Rexhepit,  e në prezencë edhe të nënkryetarit të Komunës Arbër Ismajli bëmë pranim dorëzimin e makinës për transportimin e kufomave. Lus Zotin e Madhërishëm qe këta dy bujar dhe dorëdhënës Zoti t’i shpërblen me shëndet harmoni bereqet dhe suksese në familje dhe në pune”, tha  kryemami i KBI në Gjlilan, Iljaz ef. Mustafa.