Një serb është treguar guximtar dhe ka marrë guximin që të hyp në minaren e xhamisë në Velekincë ku edhe e ka demoluar kupolën e saj.
Veprimin e këtij serbi pos qytetarëve të revoltuar të Velekincës e ka dënuar edhe BIK-u në Gjilan.
Naim Aliu kryetar i BIK-ut në Gjilan tha për rajonipress se janë të shokuar nga ky gjest, pavarësisht se nga kush vjen. “Vërtet jemi të indinjuar me këtë gjest vandal dhe të panjohur deri më tani. Të demolosh kultet fetare është më tepër se dhunë dhe krim mbi kultet fetare” tha Aliu.
Aliu tha se policia e Kosovës dh Prokuroria duhet të merren seriozisht me rastin në mënyrë që ky gjest mos të politizohet sepse nuk jemi të interesuar që të krijojmë armiqësi ndërmjet qytetarëve të dyja nacionaliteteve” tha Aliu