Në lokalet e Medresesë “Alaudin” – paralelja në Gjilan, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, Naim Aliu, shtroi iftarin veteranët dhe invalidët e luftës së Ushtrisë çlirimtare të Kosovës .
Me rastin e shtrimit të iftarit kryetari i KBI , Naim ef. Aliu, falënderoi veteranët për kontributin e tyre në luftë dhe për bashkëpunimin me organizatën e veteranëve të UÇK.
Me këtë rast ef. Aliu foli shkurtimisht për rëndësinë e agjërimit të muajit të Ramazanit , vlerën e tij.
Në emër të veteranëve të UÇK foli Sali Mutafa i cili u falënderua për pritjen dhe respektin e treguar për veteranët dhe u zotua se bashkëpunimi do ta intensifikojmë në të ardhmen.
Admin 06.04.2022