KBI- Gjilan shpërndan mish e pako ushqimore për disa familje

Në kuadër të Festës së Kurban Bajramit Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në bashkëpunim edhe me shoqatën e Turqisë “Dijanet” kanë shpërndarë rreth 1500 kg mish dhe 20 pako ushqimore për familjet e veteranëve, pensionistëve, familjeve të varfra dhe komunitetit rom.

Iljaz Mustafa kryeimam tha se ndihmat ishin të mirëseardhura për këtë kategori të familjeve sepse ne presim që edhe më tutje të pranojmë ndihma nga organizatat tjera.

Mustafa tha se janë shpërndarë për Festën e Kurban Bajramit mbi 1500 kilogram mish dhe 20 pako ushqimore të cilat u janë dhënë familjeve të veteranëve, pensionistëve, familjeve skamnore dhe komunitetit rom