Sot, me datë 8 Tetor 2022, në Malishevë , konkretisht në Xhaminë e Fshatit Malishevë të Ulët, Kshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, ka organizuar një mevlud, me lexim kurani, ilahi dhe ligjeratë!
Mevludin e udhëheqi Kryeimami Iljaz Mustafa, ku gjithashtu i pershendeti të pranishmit në emër të KBI Gjilan!
Në fjalën përshëndetse Kryeimami efendi Mustafa tha:
“Nuk ka njeri që është respektuar, nderuar dhe mbrojtur sa Resulullahu sal-aAllahu alejhi ue sel-lem. Askujt nuk i është përcjellë jeta e tiaj sa ai, për askënd nuk është shkruar, mësuar, studiuar, shpenzuar e sakrifikuar sa për të. Për të njerzit janë gëzuar, janë mërzitur, kanë qarë, janë mallëngjyer dhe e kanë dashur më shumëtë gjithë.
Allahu nuk i ka obliguar besimtarët që ta duan dikë në këtë botë më shumë se ssa Pejgamerin etyre. Kjo dashuri ëahtë obligim, jo diçka vullnetare për besimtarët dhe për këtë kemi shumë argumente nga Kur’ani dhe Syneti,. Pos, këdaj kjo ka edhe dobinë e saj dhe në të njejtën kohë është shenjë për ta diturnëse vërtetë ti e do Pejgamerin.”
Ligjeratën e mbajti Doktori i Shkencave Islame, Dr. Lulzim Esati, Ilahi kënduan hoxhe Naser Halimi, Burhan Zejnullahu, Zijadin Leka, Selim Selimi dhe kuran Fidan Xhelili. Ndërsa lutjen e mevludit e bëri Sekretari i KBI, Agim Hyseni!
Gjithashtu një falenderim i veqant shkon për hoxhën Mirsad Rexhepi dhe këshillin e Xhamisë së fshatit Malishevë të ulët për mikërpritjën që na bëri!